Energjia

Energjia

Shqipëria ka një potencial të madh për Burimet e Energjisë së Rinovueshme (BER). Përdorimi i këtyre burimeve për prodhimin e energjisë përfaqëson një strategji afatgjatë për zbatimin e tre objektivave të politikave energjetike të vendit, si mbështetja e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik; rritja e sigurisë së furnizimit me energji dhe mbrojtja e mjedisit. Vendi ynë renditet i 2-ti pas Islandës, e cila furnizohet 100% me energji të rinovueshme. Shqipëria ka marrë angazhimin për një objektiv të detyrueshëm prej 54.4% të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumimin total të energjisë në vitin 2030, duke filluar me 31.2% në 2009. Në 2020, sipas EUROSTAT, Shqipëria kishte pjesën më të lartë të energjive të rinovueshme në konsumim total të energjisë në Ballkanin Perëndimor (45.0%), një rritje prej 13.1 pp krahasuar me 2019. Falë pozicionit të saj gjeografik të favorshëm në Basenin e Detit Mesdhe, Shqipëria ka potencial të konsiderueshëm për burime të rinovueshme energjetike si uji, erë, diell, biomasë dhe gjeotermale

Shkarko PDF

PDF

Segmente Kyçe Të Energjisë Për Të Zhvilluar Biznes

Energjia Hidrike

Energji Diellore

Energjia e Erës

Energjia
Naftë-Gaz

Energjia e Biomasës

Social Media

Kerko360.al