Slider

Rreth Nesh

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) është themeluar dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 10303, datë 15.07.2010, “Për themelimin dhe organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”.

AIDA është pjesë e aparatit organizativ të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Fokusi i agjencisë është të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, forcimin e potencialit eksportues të vendit, promovimin dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si edhe promovimin e potencialit turistik të vendit.

Si ndërmjetës mes investitorëve të huaj dhe Qeverisë së Shqipërisë, AIDA siguron qasje në informacione të përditësuara, siguron një mënyrë efikase të komunikimit me organet qeveritare dhe shërben si një “One-Stop-Shop”, duke mbështetur investitorët gjatë gjithë procesit të investimit.

Kontributi i drejtpërdrejtë i AIDA-s në zhvillimin ekonomik të vendit theksohet përmes:

  1. Lehtësimit dhe mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta në Shqipëri.
  2. Rritjes dhe konkurrencës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, (NVM).
  3. Promovimit dhe ofrimit të ndihmës për eksportet e mallrave dhe shërbimeve.

Agjencia ndërmerr të gjitha nismat e nevojshme për zhvillimin e sektorit privat dhe për përmirësimin e klimës së biznesit, duke ndjekur dhe ndihmuar subjektet tregtare private në të gjitha fazat e veprimtarisë së tyre të biznesit, përmes ndërhyrjes dhe bashkëpunimit me subjektet e tregtisë së jashtme dhe organet shtetërore.

Ne mbështesim investimin tuaj!

 

AIDA ju ndihmon të investoni në Shqipëri duke ju mbështetur, me:

  • Informacione mbi mundësitë e investimit në Shqipëri dhe arsyet kryesore përse vendi ynë është tërheqës për investimet e huaja direkte. Të gjithë informacionin rreth ekonomisë së Shqipërisë, burimeve njerëzore, infrastrukturës, stimujve investues prezantohen në një shkallë të gjerë me dokumente në shqip dhe anglisht.
  • Kontakte nga Shqipëria apo jashtë saj, falë një pune paraprake anketimi dhe misioneve specifike të kontaktit për të përmbushur nevojat e investitorëve. Qasja jonë është të paraqesim ofertën më të kënaqshme shqiptare për kompanitë që kërkojnë ndërkombëtarizim.
  • Këshilla për mjedisin e përshtatshëm për suksesin e projekteve, rajoneve të funksionimit, planeve të investimeve, metodave të financimit.
  • Ndihmë për investitorët me vizitat eksploruese në Shqipëri dhe në fazat e ndryshme të zbatimit të projektit. Programet e kontaktit me institucionet dhe kompanitë shqiptare në fushat e aktiviteteve të dëshiruara dhe interesave të investitorëve, të cilat përgatiten nga stafi i AIDA-s.
  • Mbështetje për të përmirësuar qëndrueshmërinë e kompanisë përmes monitorimit të personalizuar dhe ndihmës së vazhdueshme me departamentet e ndryshme ministrore shqiptare, si dhe me organizatat dhe autoritetet rajonale.

Progresi mbresëlënës i vendit në përmirësimin e klimës së biznesit është dokumentuar mirë në një numër treguesish ndërkombëtarë. Shqipëria konsiderohet si një politikë e qëndrueshme, e vendosur në zemër të Evropës, destinacion i lirë për të investuar me kosto të ulët biznesi.

 

Në AIDA, ekipi ynë i specializuar, multidisiplinar do t’ju ofrojë shërbime profesionale pa kosto, të përshtatura me nevojat e projektit tuaj.

Kontaktoni dhe pyesni stafin e AIDA-s

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA)

Adresa: Rruga “Skerdilajd Llagami”, Nd. 1, H.6, Kodi postar 1019, Njësia administrative 2, Tiranë
Tel: +355 (0)42 251 001
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Orari: 08:00 – 16:30 e hënë – e enjte
Orari: 08:00 – 14.00 e premte

Zhvillohuni me ne!