Slider

Yura Corporation

class="nodate"

U finalizua në fillim të muajit korrik nisja e punimeve në investimin e firmës Koreane Jugore Yura Corporation në qarkun e Fierit.
Yura Corporation është prezente në 12 shtete, me 60 fabrika prodhimi për marka të njohura automobilësh. Investimi i Yura Corporation në vendin tonë kap vlerën e 6.5 milionë Euro dhe do të gjenerojë rreth 600 vende të reja pune vetëm në fazën e parë.
Z. Lucas Nam Ceo i Kompanisë Yura për Shqipërinë dëshmon se “Nga tetor i vitit 2016 vumë re se Shqipëria kishte mundësi të jashtëzakonshme për industrinë automotive jo vetëm në infrastrukturë por edhe kosto të ulët. Prandaj vendosëm të vijmë të investojmë në Shqipëri”. Pranë AIDA-s funksionon sektori One Stop Shop, i cili trajton të gjitha projektet Strategjike por edhe shqyrton dhe vlerësimin teknik të projekteve të investimit.