Slider

1. Ku ndodhet Agjencia Shqiptare e zhvillimit të Investimeve (AIDA)?

Adresa e Agjencisë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve – AIDA
Rr. Skerdilajd Llagami, Nd. 1, H. 6, Kodi Postar 1019, Njësia Administrative 2, Tiranë.

2. Si mund të kontaktoj me AIDA-n?

Me postë: Rr. Skerdilajd Llagami, Nd. 1, H. 6, Kodi Postar 1019, Njësia Administrative 2, Tiranë.
Me adresë elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Në telefon: +355 (0) 42 251 001

3. Nëse kam planifikuar të filloj një biznes në Shqipëri, si më ndihmon AIDA?

AIDA është agjencia kryesore e cila promovon investimet, nëpërmjet identifikimit të mundësive për investime. AIDA, ofron shërbime dhe mbështetje, siguron informacion, konsulta, garanton asistencë përgjatë hapave proceduriale dhe ligjore të jetëzimit të investimit në Shqipëri ndaj investitorëve ekzistues dhe atyre potencialë.

4. A bën shteti shqiptar trajtim diferencues midis një investitori shqiptar dhe të huaj?

Investimet e huaja në Republikën e Shqipërisë nuk kushtëzohen nga një autorizim paraprak. Ato lejohen dhe trajtohen mbi bazën e kushteve jo më pak të favorshme se ato që iu njihen investimeve vendase në kushte të ngjashme, me përjashtim të pronësisë mbi tokën, e cila rregullohet me ligj të veçantë.

5. Çfarë është shërbimi aftercare?

Janë shërbime për të lehtësuar fillimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të aktivitetit ekonomik të një kompanie me synimin për të maksimizuar kontributin e saj në zhvillimin ekonomik lokal.

6. A është shërbimi Aftercare (përkujdesja ndaj investitorit) një shërbim që ofrohet edhe në zyrat e qeverisjes lokale?

Po. AIDA ka marrëdhënie bashkëpunimi me Bashkitë kryesore të vendit. Nëpërmjet stafit të trajnuar ofron shërbimin Aftercare pranë Bashkive kryesore në Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Fier, Berat, Elbasan.

7. A lejohen transferimet jashtë territorit Shqiptar të kontributeve që lidhen me investimin e huaj?

Investitorët e huaj kanë të drejtë të transferojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të gjitha fondet dhe kontributet në natyrë që kanë të bëjnë me një investim të huaj.

8. Çfarë janë investimet strategjike?

Investimet strategjike konsiderohen investimet private, publike ose në partneritet publik – privat që aplikojnë për marrjen e statusit investim/investitor strategjik procedurë e veçantë/asistuar.

9. Çfarë janë TEDA-t?

TEDA është Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik (zona), është një territor i ndarë sipërfaqe e përcaktuar trualli apo ndërtesash dhe pasurish të tjera të paluajtshme. TEDA-t zhvillohen në përputhje me një plan të përgjithshëm dhe pajisen me infrastrukturën e nevojshme për prodhim, zhvillim industrial, tregti dhe ofrimin e shërbimeve.

10. A mund t’i ofrohen pasuritë shtetërore, privatëve?

Pasuritë shtetërore mund t’i ofrohen bizneseve private nëpërmjet tre mënyrave të mëposhtme: shitje nëpërmjet privatizimit; dhënie me qira; emfiteozë.

11. Çfarë përfshin kontrata 1 Euro?

Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave.

12. Cilët janë kriteret për të aplikuar për statusin strategjik?

Një projekt investimi konsiderohet me potencial strategjik, mbasi vlerësohen 2 (dy) kritere bazë, sektorin me të cilin lidhet projekti dhe vlera e investimit (shpesh e shoqëruar me vende të reja pune).

13. Cilët janë sektorët strategjikë?

Referuar legjislacionit mbi Investimet Strategjike sektorët strategjikë janë; Energjia dhe Miniera; Transporti, Infrastruktura e Komunikimet Elektronike dhe Mbetjet Urbane; Turizmi (Strukturat Turistike); Bujqësia (Ferma të mëdha bujqësore) dhe Peshkimi; Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik; Zona me Përparësi Zhvillimi.

14. Cilat janë statuset strategjike dhe përfitimet e tyre?

Referuar legjislacionit për investimet strategjike parashikohen 2 (dy) lloje statuse strategjike, të cilat mund të përfitohen nga invesititorët, ku secili prejt tyre ka përfitime përkatëse si më poshtë:
a) Procedurë e Asistuar; b) Procedurë e Veçantë.
Investitorët potencialë mund të aplikojnë tek AIDA për të marrë një prej statuseve të mësipërme.

15. A ka një minimum apo maksimum vlera e investimit?

Investimet Strategjike variojnë nga 1 deri në 50 milionë euro dhe në disa sektorë kërkohet të hapen një numër i caktuar vendesh të reja pune.

16. Cilat janë shërbimet që ofron AIDA në ndihmë të NVM (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme) shqiptare?

Disa nga shërbimet që AIDA ofron për NMV shqiptare janë: Skema të reja financimi; pjesëmarrja në panaire, takime biznesi; këshillim, partneritete të reja.

17. Cilat janë fondet që administron AIDA në ndihmë të NVM Shqiptare?

  • a) Fondi i Konkurrueshmërisë
  • b) Fondi i Ekonomisë Kreative
  • c) Fondi Start-Up
  • d) Fondi i Inovacionit

Fondet e mësipërme kanë qenë aktivë deri në vitin 2019. AIDA do të njoftojë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, menjëherë pas bërjes aktive dhe vënies në dispozicion të fondeve të reja.

18. Ku mund të gjej informacion mbi panairet dhe çfarë kostosh mbulon AIDA?

Në faqen zyrtare të AIDA-s, do të gjeni informacione mbi panairet kombëtare dhe ndërkombëtare, gjithashtu informacion për panaire dhe ekspozita që priten të organizohën në të ardhmen.

19. A ka tarifa për eksportin e mallrave?

Tarifa për Eksportin e mallrave nga territori i Republikës së Shqipërisë është 0 % (zero) pa ndonjë masë tjetër kufizuese, pa kuota, pa ndalime apo kufizime të tjera tarifore dhe jotarifore. Mbi eksportet shqiptare nuk zbatohet asnjë lloj takse eksporti.

20. Ku mund t’i gjej materialet promovuese të AIDA-s?

Materialet promovuese te AIDA-s mund t’i gjeni në faqen zyrtare të AIDA-s në rubrikën Të Reja dhe Publikime. Në zyrat e AIDA-s dhe institucione të tjera shtetërore.

21. Çfarë projektesh janë duke u implementuar nga AIDA dhe si mund të përfitoj?

Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) aktualisht është duke zbatuar 2 projekte të bashkëfinancuara nga Bashkimi Europian.

1. Enterprise Europe Network (AIDA – Lead Partner)
Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve asiston kompanitë të zhvillojnë inovacionin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun ndërkombëtar.
www.een.al

2. Blue Boost (AIDA Associated partner)
AIDA është partnere mbështetëse e projektit Blue Boost, i cili synon të rrisë potencialin e transferimit të njohurive dhe teknologjive.
https://blueboost.adrioninterreg.eu/

22. Ku mund të gjej informacion mbi programet e financuara nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë në mbështetje të bizneseve dhe inovacionit?

Bashkimi Europian ka aktualisht 9 programe komunitare në dispozicion për mbështetje financiare për organizatat, nismat dhe bizneset, si edhe thirrje të ndryshme për fondet IPA.

23. Cilat janë institucionet dhe organizatat që janë pjesë e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri?

Organizatat dhe institucionet që mbështesin inovacionin në biznes në Shqipëri janë gjithmonë e në rritje. Më poshtë gjendet një listë me aktorë të ndryshëm të ekosistemit të inovacionit, sipas fushës së veprimtarisë së tyre; Qeveria, Banka dhe Mikrokredi, Portale/Media, Shoqata dhe Dhoma Tregtie, Ofrues të shërbimeve të ndryshme, Donatorë, Inkubatorë biznesi, Burime mbështetëse njerëzore.