Slider

Hyrje

Ligji nr. 55/2015, hyri në fuqi me dt. 01 janar 2016 dhe si synim kryesor kishte rritjen e investimeve strategjike vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë të konsideruar si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve.

AIDA në funksionin e dritares unike zhvillon shërbime të promovimit, nxitjes dhe tërheqjes së investimeve strategjike duke promovuar klimën e biznesit, procedurat lehtësuese, masat mbështetëse dhe kuadrin ligjor favorizues për investimet strategjike, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.