Iniciativat e Financimit
Iniciativat e financimit bëjnë të mundur mbështetjen e projekteve dhe shërbimeve të reja, të cilat i shërbejnë interesave të biznesit dhe mjedisit ekonomik.
AIDA ofron mbështetje të NVM-ve me grante publike të Qeverisë; mbështetje për rritjen e aftësisë inovative dhe teknologjike të NVM-ve, duke mundësuar përmirësimin e produkteve e të shërbimeve, si dhe të teknologjisë që ato përdorin, nëpërmjet ofrimit të mekanizmave që bazohen tek rritja e kapaciteteve teknike dhe e aftësive rinovuese; krijimin e një mjedisi të favorshëm për inovacionin, si dhe asistim për bizneset e reja.
Nëpërmjet, kësaj rubrike do të merrni informacion mbi iniciativat më të fundit të Qeverisë Shqiptare për mbështetjen e biznesit vendas, si dhe të donatorëve të tjerë në treg.