Si të eksportosh
Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë do të gjeni informacionin dhe dokumentacionin që duhet të plotësohet nga një subjekt gjatë eksportit të mallrave në Republikën e Shqipërisë.
Procedurat e eksportit kryhen në bazë të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë, sipas neneve 181-182.
Palët e përfshira, në procedurat doganore të eksportit, janë organet doganore dhe agjentët doganorë.
Sipas grup-mallrave për t’u eksportuar, palë mund të jenë edhe organet sanitare e fitosanitare, veterinare dhe organet shtetërore të kontrollit të eksporteve.
Për më shumë kliko: Link
Si të eksportosh
Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë do të gjeni informacionin dhe dokumentacionin që duhet të plotësohet nga një subjekt gjatë eksportit të mallrave në Republikën e Shqipërisë.
Procedurat e eksportit kryhen në bazë të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë, sipas neneve 181-182.
Palët e përfshira, në procedurat doganore të eksportit, janë organet doganore dhe agjentët doganorë.
Sipas grup-mallrave për t’u eksportuar, palë mund të jenë edhe organet sanitare e fitosanitare, veterinare dhe organet shtetërore të kontrollit të eksporteve.
Për më shumë kliko: Link
Ndërkombëtarizimi i NVM-ve (Certifikimet)
Certifikimi është një ndër proceset më të rëndësishme që lidhet me cilësinë, sigurinë, aksesin në tregje, besueshmërinë dhe garancinë për konsumatorin. Bizneset shqiptare ende vazhdojnë të hasin barriera për tregtimin e produkteve të tyre dhe në shumicën e rasteve, shkak është moszotërimi i certifikatave të nevojshme që garantojnë standarde.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), bazuar në objektivat e saj për të ofruar shërbime për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe nxitjen e eksporteve, harton këtë botim mbi rëndësinë e certifikimeve dhe llojeve të tyre.
Ky botim do t’ju shërbejë NMVM-ve shqiptare për orientim dhe informim mbi standardet e kërkuara dhe të pranuara nga Bashkimi Evropian, me qëllim aksesin e tyre në tregjet evropiane me produktet “Made in Albania”.
Për më tepër shfletoni broshurën në linkun e mëposhtëm: Ndërkombëtarizimi i NVM-ve shqiptare (Certifikimet)
Dispozitat mbi Eksportin (Neni 428 dhe Neni 181 të Kodit Doganor)
Eksportues - Personi me emrin ose për llogari të të cilit bëhet deklarata e eksportit dhe, i cili është pronar i mallrave që do të eksportohen.
Eksporti - Eksporti nga Republika e Shqipërisë është i lirë, pa ndonjë masë tjetër kufizuese, pa kuota, pa ndalime apo kufizime të tjera tarifore dhe jotarifore. Mbi eksportet shqiptare nuk zbatohet asnjë lloj takse eksporti.
Tarifa për Eksportin e Mallrave
Tarifa është zero (0)% për eksportin e mallrave nga territori i Republikës së Shqipërisë, furnizimin e shërbimeve nga persona rezidentë shqiptarë, jashtë territorit shqiptar, (eksporti i shërbimeve) dhe transportin ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve.
TVSH zbatohet në masën zero (0) për qind, për mallra që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Për subjektet që eksportojnë, tarifa zero (0) % ka përparësi pasi ato kanë të drejtë të rimbursohen për TVSH-në e paguar gjatë blerjes së materialeve dhe lëndës së parë, për produktet që eksportojnë.
Procedura Praktike për Eksport
Si shembull, në qoftë se një subjekt i caktuar, me seli në Tiranë, do të realizojë një eksport nga territori i Shqipërisë, duhet të paraqitet në degën doganore kompetente për territorin ku është vendosur personi d.m.th., ku ka selinë ky subjekt.
Dokumentet e prezantuara duhet të paraqiten në një agjenci doganore të licencuar (që ndodhen pranë zyrave doganore), ku edhe përgatitet deklarata doganore për eksport.
Hapat që Duhet të Ndiqen
Hapi i parë:Plotësimi i deklaratës për eksport
Fillimisht, dokumenti që duhet të plotësohet në zyrën doganore është deklarata e eksportit, e cila depozitohet në doganën e rajonit, ku është vendosur eksportuesi ose mallrat janë paketuar apo ngarkuar për eksport. Kjo deklaratë bëhet ose përpilohet në bazë të Dokumentit Administrativ të vetëm, duke përdorur tre kopjet e formularit përkatës që i disponon çdo zyrë doganore.
Hapi i dytë: Paraqitja në zyrën e daljes
Kopja e tretë e formularit përkatës, që i kthehet personit të interesuar së bashku me mallrat për eksport, duhet të paraqitet në zyrën e daljes, e cila bën verifikimet e duhura për t’u bindur që mallrat që iu paraqiten atyre përputhen me ato të deklaruara, e më pas ato mbikëqyrin daljen nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë.
Hapi i tretë:Konfirmimi në zyrën e daljes për realizimin e eksportit
Zyra e daljes konfirmon daljen e mallrave, nëpërmjet shënimit në faqen e pasme të kopjes së tretë dhe ja jep këtë kopje, personit i cili e paraqiti. Kjo kopje konfirmon që mallrat e deklaruara për eksport janë eksportuar realisht nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë.
“Zyrë doganore e daljes”, do të thotë se në rastin e mallrave të eksportuara në rrugë hekurudhore, postare, ajrore ose detare, zyra doganore kompetente për vendin ku mallrat merren përsipër, sipas një kontrate të vetme transporti për transportim në një vend tjetër, përkatësisht nga shoqëritë hekurudhore, nga autoritetet postare, nga shoqëritë ajrore ose nga shoqëritë e spedicionit.
Pas paraqitjes së deklaratës doganore për eksport, së bashku me dokumentet e tjera ndiqet procedura që përmendëm më lart.
Lista e dokumenteve të nevojshme për eksport që dorëzohen pranë organeve doganore jepet, si më poshtë:
- Deklarata e eksportit (DAV- export)
- Fatura e blerjes së mallit
- Dokumenti i transportit të mallit
- Listë ngarkesa apo manifesti i mallit
- Certifikata e origjinës
- Certifikata Euro 1
- Certifikata veterinare dhe fitosanitare (për produktet bujqësore)
Si mund të shkruajmë një ofertë eksporti?
Sot, në tregtinë ndërkombëtare një rëndësi të veçantë për eksportuesin ka përpilimi i ofertës së mallrave që do të eksportojë në tregun e huaj.
Pikësëpari, përpara se të përgatisni një ofertë, ju duhet të informoheni për sa më poshtë:
- Nëse ka kufizime ose ndalime për importin e produktit tuaj në vendin ku doni të eksportoni. Gjithashtu, kërkesa të tjera specifike të vendit importues mund të jenë edhe lejet apo licencat.
- Rregulla të tjera teknike për mbrojtjen e konsumatorit apo standarde teknike të shoqëruara me certifikata të lëshuara nga institucione të autorizuara apo të legalizuara nga konsullata të vendit importues.
- Taksa dhe tatime. Si rregull, blerësi dhe shitësi paguajnë taksat dhe tatimet në vendet e tyre përkatëse. Por, sigurisht palët mund të bien dakord edhe ndryshe në kontratë. P.sh.: ata mund të bien dakord që shitësi të paguajë detyrimet doganore dhe TVSH-në në vendin importues. Në këtë rast, ka një procedurë, p.sh., disa vende kërkojnë që kompania që do të paguajë TVSH-në, të jetë një kompani e regjistruar në këtë vend. Zgjidhja mund të jetë edhe duke përdorur një zyrë përfaqësuese taksash në vendin importues.
Për informacion mbi tarifat doganore dhe TVSH-në në vendet e BE-së dhe rajonit, konsultoni faqen:Link
Ofertat mund të jenë:
- Ofertë direkte – oferta i drejtohet direkt blerësit me të dhëna të sakta për cilësinë dhe sasinë.
- Ofertë pjesore – ofertë vetëm për një pjesë të mallrave që ka kërkuar blerësi.
- Ofertë me sasi të papërcaktuar – oferta mbulon një sasi të papërcaktuar të sasisë së mallit.
- Ofertë tenderi – bazuar mbi një kërkesë tenderi.
Disa nga elementët më të rëndësishëm të ofertës janë, si më poshtë:
- Produkti: emri, përmasat, pesha, vëllimi, kodi doganor (HS), materiali, ngjyra, etj., si edhe sasia (në rast se e keni të kufizuar)
- Çmimi: çmimi për njësi, monedha, skonto, rabatet sasiore, sasia minimale për porosi me çmimin e deklaruar.
- Koha e lëvrimit: të jetë sipas kërkesës së blerësit ose sipas sugjerimit tuaj (duke llogaritur në të edhe kohën, që ju nevojitet për të marrë leje/licenca të mundshme në atë vend).
- Termat e lëvrimit: Incoterm-a që ju deklaroni, lidhet direkt me çmimin e ofruar (shih Incoterm-at).
- Termat e pagesës: koha, vendi dhe metoda e pagesës.
Pasi dërgohet oferta, eksportuesi duhet të interesohet nëse oferta i ka mbërritur blerësit të mundshëm, si edhe të përpiqet të kuptojë reagimin e tij dhe nëse ka ndërmend të bëjë një porosi.
Nëse oferta pranohet, është sjellje etike në biznes të dërgohet një konfirmim pranimi të porosisë nga klienti. Në këtë rast, duhet të krahasohet nëse porosia e dhënë është identike me ofertën e bërë. Nëse nuk janë, atëherë do të thotë që kemi të bëjmë me një kundra-ofertë për të cilën duhet të ketë një reagim të menjëhershëm (duke e pranuar ose refuzuar).
Për informacion më të detajuar referohuni, website: Link