Tregtia Elektronike
Tregtia elektronike përkufizohet si aktivitet i blerjes ose shitjes së produkteve dhe shërbimeve online nëpërmjet internetit.
Tregtia elektronike mbështetet në teknologji të tilla si: tregtia celulare, transferimi elektronik i fondeve, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, marketingut online, përpunimi i transaksioneve online, shkëmbimi elektronik i të dhënave (EDI) dhe komponenti i mbledhjes së të dhënave.
Duke qenë se tregtia elektronike dhe biznesi elektronik janë bërë gjithnjë e më shumë të nevojshëm për strategjinë e biznesit dhe njëkohësisht një katalizator për zhvillimin ekonomik, AIDA synon që nëpërmjet udhëzuesit “Si të nisësh një Biznes e-commerce”, sipërmarrësit në Shqipëri të njihen me tregtinë elektronike si pjesë e rëndësishme e strategjisë së rritjes së biznesit.
Ky udhëzues përfaqëson një dokument orientues për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, (NMVM-të), Start-up, si edhe çdo pale të interesuar në planifikimin, dizajnin dhe zhvillimin e tregtisë elektronike.
Udhëzuesi do të jetë subjekt i përditësimeve periodike për të pasqyruar drejtimet dhe tendencat e reja të tregut.
Për më tepër shfletoni udhëzuesin në linkun e mëposhtëm: