Slider

Agjencia jonë, nëpërmjet shërbimeve të saj pa pagesë, ka në fokus kryesor rritjen e aftësisë konkurruese të sektorit privat, rritjen e potencialit eksportues të vendit, promovimin dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si dhe promovimin e potencialit turistik të vendit.

Agjencia jonë, nëpërmjet shërbimeve të saj pa pagesë, ka në fokus kryesor rritjen e aftësisë konkurruese të sektorit privat, rritjen e potencialit eksportues të vendit, promovimin dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si dhe promovimin e potencialit turistik të vendit.

Tërheqja dhe lehtësimi i investimeve

Si një ndërmjetës midis investitorëve të huaj dhe Qeverisë Shqiptare, AIDA siguron aksesin në informacionin e përditësuar, siguron një mjet efikas të komunikimit me organet qeveritare dhe shërben si një "One-Stop-Shop", duke mbështetur investitorët gjatë çdo hapi të procesin e tyre të investimeve. Kontributi i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit jepet nëpërmjet shërbimeve kryesore si:

  1. Lehtësimi dhe mbështetja e investimeve direkte në Shqipëri;
  2. Mbështetjes së qëndrueshmërisë së kompanive ekzistuese dhe investimeve përmes monitorimit të personalizuar dhe ndihmës së vazhdueshme nëpërmjet shërbimeve Aftercare.

Agjencia ndërmerr të gjitha iniciativat e nevojshme për zhvillimin e sektorit privat dhe përmirësimin e klimës së biznesit duke ndjekur dhe ndihmuar subjektet tregtare private në të gjitha fazat e aktivitetit të tyre të biznesit, përmes ndërhyrjes dhe bashkëpunimit me subjektet e tregtisë së jashtme dhe organet shtetërore.

 

Shërbimet ONE STOP SHOP

AIDA është struktura administrative kompetente për dhënien e shërbimeve në një “dritare unike” për investitorët dhe projektet strategjike.

Legjislacioni mbi investimet strategjike ofron një sërë avantazhesh në favor të realizimit të investimeve strategjike. Investitorët strategjikë mund ti kryejnë të gjithë veprimet e nevojshme nëpërmjet një sporteli të vetëm. Agjencia është sporteli unik për investitorët strategjikë dhe ndjek në favor të tyre, të gjitha procedurat administrative që nga momenti i paraqitjes së aplikimit e deri në përfundimin e investimit strategjik. 

Në mbështetje të investimeve strategjike, AIDA ofron një sërë shërbimesh kryesore:

  1. kryen veprimet përgatitore për hartimin e një projekti strategjik, nëpërmjet mbledhjes, brenda afateve të shkurtra, të gjithë informacionit, të dhënave, dokumentacionit, ekspertizës apo njohurive, të cilat disponohen nga organet e administratës publike dhe që janë të nevojshme për hartimin e plotë të një projekti strategjik;
  2. ofron shërbime analize dhe vlerësimi të investimit;
  3. koordinon informacionin midis investitorëve dhe administratës publike;
  4. përfaqëson investitorët tek autoritet publike përgjatë përgatitjes dhe zbatimit të projekteve strategjikë;
  5. asiston investitorët në nxjerrjen e lejeve, licencave dha autorizimeve të nevojshme;
  6. asiston investitorët në veprimet në lidhje me konsolidimin e tokës.

 

Shërbimet NVM

Misioni jonë në kuadër të mbështetjes së NVM-ve shqiptare është të nxisë aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare, nëpërmjet shërbimeve në ndihmë të biznesit vendas.

Shërbimet që NVM-të shqiptare marrin nga ekspertët tanë i përkasin dy shtyllave kryesore:

  1. rritjen e aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare dhe zhvillimin e tyre, falë nxitjes së rinovimit, progresit teknologjik dhe shkëmbimeve të informacionit; duke i bërë ato më tërheqëse për tregun e huaj.
  2. mbështetja ndaj sipërmarrësve shqiptarë dhe partnerëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në partneritet me kompani shqiptare nëpërmjet shërbimeve kryesore siç është dhënia e granteve të qeverisë shqiptare, identifikimi i tregjeve ose partnerëve të rinj për eksport, nevojat për trajnim dhe për certifikim produkti, lehtësimin e pjesëmarrjes në panaire kombëtare/ndërkombëtare, si dhe mbështetje nëpërmjet projekteve të ndryshme me donatorë vendas dhe të huaj.