AIDA zhvillon takim pranë kompanisë PAPMETAL
|
- Lajme për NVM
Më datë 11 Maj 2022, përfaqësues nga AIDA dhe Bashkia Durrës zhvilluan një takim pranë kompanisë PAPMETAL.
Kompania njihet si prodhuese e profileve të hapura të çelikut që prej vitit 2005. PAPMETAL mbulon tregun vendas, si dhe eksporton rregullisht në Greqi, Mal të Zi, Kosovë, dhe Hollandë. Kompania ka aktualisht më shumë se 70 punonjës, me një qarkullim vjetor prej 30 milionë EUR, për vitin 2021.
PAPMETAL operon në një sipërfaqe prej 26.000 m2 dhe së shpejti do të nisi projektin e përgatitjes së profileve me lazer, duke i eksportuar më pas në Itali. Kompania përbën një nga shembujt më të mirë të suksesit në sektorin e manifakturës.