AIDA publikon rezultatet e pyetësorit “Gjendja e tregtisë elektronike tek ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”

|
  • Lajme për NVM

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) publikon rezultatet e pyetësorit “Gjendja e tregtisë elektronike (e-commerce) tek ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM)”.

AIDA, në kuadër të nismës “Për Zhvillimin e Tregtisë Elektronike”, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka përgatitur pyetësorin “Gjendja e tregtisë elektronike (e-commerce) tek ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM)”.

Të dhënat e raportuara nëpërmjet këtij pyetësori dhe implikimet e derivuara indikojnë disa ko­mente dhe rekomandime.

  • Rezultatet e pyetësorit theksuan rëndësinë e tregtisë elektronike si kanal shitje, pengesat dhe vështirësitë e transformimit digjital, si edhe nevojat që bizneset kanë në implementimin e tregtisë elektronike.  
  • Bizneset e shohin transformimin dixhital si një mundësi për të reklamuar lehtësisht gamën e produkteve dhe shërbimeve të tyre, për ti ofruar klientit një eksperiencë të personalizuar, si dhe një oportunitet për të ulur kostot e tyre.
  • Për implementimin e transformimit dixhital dhe e-commerce në formën e tyre të konsoliduar, bizneset vlerësojnë mungesën e burimeve financiare, sistemin e kufizuar IT, dhe mungesën e vizionit dhe strategjisë gjithëpërfshirëse dixhitale si penge­sat kryersore.

 Në vijim, rezultatet e pyetësorit do të shërbejnë gjithashtu edhe për përcaktimin e prioriteteve dhe e ndëhyrjeve nga ana e Qeverisë dhe aktorëve të tjerë, për përmirësimin ose përforcimin e klimës së tregtisë elektronike në Shqipëri. 

Ju ftojmë te njiheni me rezultatet e pyetësorit nëpërmjet linkut: 

https://aida.gov.al/sq/te-reja-publikime/publikime/1268-gjendja-e-tregtise-elektronike-e-commerce-te-nderrmarjet-mikro-te-vogla-dhe-te-mesme-shqiptare-nmvm