Publikim- Numri 2 i revistës së AIDA-s

|
  • Lajme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve boton numrin e dytë të revistës për vitin 2021.
 
Revista në formatin e një ‘buletini’ elektronik, pasqyron një përmbledhje të veprimtarisë së Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, informacioneve dhe të rejave për 3-mujorin e dytë të vitit.
 
AIDA, gjatë periudhës prill-qershor, ka realizuar takime, webinare, sesione informuese, Door to Door, AfterCare, trajnime, vizita, forume, bashkëpunime, botime e publikime, nisma dhe fushata të rëndësishme.
 
Botimi i newsletter-it synon një informim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të grupeve të interesit, bizneseve dhe publikut më të gjerë.