Ftesë për pjesëmarrje në eventin “Industry 4.0 International Days 2021”
|
- Lajme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e takimeve B2B që do të zhvillohen online dhe fizikisht në eventin “Industry 4.0 International Days 2021”, datë 7-8 Shtator, Lyon, Francë.
Regjistroni profilin e kompanisë suaj dhe bëhuni pjesë e takimeve B2B që do të zhvillohen gjatë Ditëve Ndërkombëtare të Industrisë 4.0. Eventi është një mundësi për të takuar partnerë biznesi për projekte kërkimore teknologjike dhe industriale.
Target grupi i eventit përfshin ekosistemin industrial duke filluar nga prodhuesit e pajisjeve teknologjike, nënkontraktimin industrial dhe deri tek qendrat kërkimore dhe inkubatorët.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://industry-40-international-days-2021.b2match.io/
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..