Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin “Farma Forum 2021”

|
  • Lajme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e aktivitetit “Farma Forum 2021” datë 4 Nëntor, Madrid, Spanjë.
 
Qëllimi i kryesor i aktivitetit është krijimi i një forumi takimi për kompanitë, institutet kërkimore, universitetet dhe organizatat e tjera që janë të angazhuara në mënyrë aktive në fushën farmaceutike, bioteknologjike dhe kozmetike.
 
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë takime B2B me qëllim krijimin e kontakteve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit.
 
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj online dhe njihuni me ofruesit e teknologjive inovative nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, kontaktoni partnerë të mundshëm dhe krijoni kontakte bashkëpunimi.
 
Afati i fundit për regjistrim është data 3 Nëntor 2021.
 
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://farmaforum2020.b2match.io/
 
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..