Ftesë për pjesëmarrje në forumin e biznesit Mali i Zi-Shqipëri në Podgoricë

|
  • Lajme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e koordinatorit të Enterprise Europe Network-Albania (EEN-Albania), planifikon të organizojë në muajin nëntor forumin e biznesit Mali i Zi-Shqipëri, në Podgoricë.
 
Ky forum do të ketë në fokus krijimin e mundësive për kompanitë shqiptare për të identifikuar partnerë të rinj në biznes duke krijuar kontakte dhe lidhje të reja me qëllim realizimin e marrëveshjeve të partneritetit.
 
  • Forumi do të bëjë bashkë kompani shqiptare dhe malazese të sektorëve:
  • Bujqësi
  • Turizëm (operatorët turistike, shoqata turistike, hoteleri)
  • Agroturizëm
 
Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të zhvillojnë takime B2B me kompanitë malazeze sipas sektorëve të sipërpërmendur.
 
Për të qenë pjesëmarrës, dërgoni shprehjen tuaj të interesit, në adresën e emailit Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. brenda datës 02.11.2021.