Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, njofton se është hapur thirrja: "JOSEF UMDASCH RESEARCH PRIZE"

|
  • Lajme

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se është hapur thirrja: "JOSEF UMDASCH RESEARCH PRIZE".

Që nga viti 1990, ‘Umdasch Group’ ka mbështetur arritjet e jashtëzakonshme në kërkim dhe zhvillim përmes ‘Çmimit të Kërkimit Josef Umdasch’.

Si rezultat i bashkëpunimit me World Summit Awards (WSA), që nga viti 2018, ‘Çmimi i Kërkimit Josef Umdasch’ synohet gjithnjë e më shumë për fillestarët, sipërmarrësit e orientuar drejt së ardhmes në mbarë globin, të cilët mund të frymëzojnë projekte me ide inovative.

Afati i fundit i aplikimit është data 07 Nëntor 2021.

Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni platformën Akses në Financë: https://aida-smefinance.gov.al/financial-schemes/josef-umdasch-research-prize