Z. Sokol Nano, priti sot në takim Ambasadorin e ri të Argjentinës në Republikën e Shqipërisë

|
  • Lajme
Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Z. Sokol Nano, priti sot në takim Ambasadorin e ri të Argjentinës në Republikën e Shqipërisë Sh.T. Z. Roberto Carlés.
 
Takimi kishte si fokus prezantimin dhe diskutimin e potencialeve si destinacione investimesh, si dhe prezantimin e sektorëve kyç ekonomik të dy vendeve.
 
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë dhe lehtësimin e shkëmbimeve tregtare, duke ndikuar në fuqizimin e biznesit vendas.
 
Në përfundim të takimit u dakordësua për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta prezantuese të paketave ligjore dhe stimujve ekonomik për tërheqjen e investimeve të huaja.