AIDA pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit “Ditët e Bujqësisë 2022”, Lushnjë

|
  • Lajme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), është pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit, i cili është duke u zhvilluar në datat 19 - 21 Maj 2022, në Lushnjë.
 
AIDA në këtë panair promovon sektorin dhe produktet “Made in Albania”, ofron asistencë nëpërmjet dhënies së informacionit mbi sektorin për bizneset dhe palët të interesuara, si edhe organizon takime për bashkëpunim dhe partneritet mes bizneseve pjesëmarrëse.
 
 
Panairi ofron mundësi për të gjithë agrobizneset që të krijojnë kontakte me blerës, bashkëpuntorë ndërkombëtarë dhe vendas apo ekspertë të sektorit, por edhe të njihen me teknologjitë më të fundit që ju duhen për të zhvilluar biznesin.