Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të bëheni pjesë e ekspozitës “FOODTECH 2023”, që do të zhvillohet në datat 11 - 13 nëntor 2023, Greqi.

|
  • Lajme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të bëheni pjesë e ekspozitës “FOODTECH 2023”, që do të zhvillohet në datat 11 - 13 nëntor 2023, Greqi.
 
Kjo është ndër ekspozitat më të rëndësishme për teknologjitë e prodhimit, përpunimit, ruajtjes dhe trajtimit të ushqimit dhe pijeve dhe do të jetë pika qëndrore e takimit për të gjithë vendimmarrësit e kësaj industrie.
 
“FOODTECH 2023” do të mirëpresë mbi 120 ekspozues dhe profesionistë, si qendër e inovacionit dhe zhvillimeve teknologjike.
 
Kjo ekspozitë do të mbahet njëkohësisht me ekspozitën e paketimit “GLOBAL PACK”, duke nxitur të gjithë pjesëmarrësit që të vizitojnë të dyja ekspozitat për të gjetur zgjidhjet më efikase për nevojat e tyre të biznesit.