Taksat
Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, procedurat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, procedurat e vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore, si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.
Personat juridikë dhe fizikë në Republikën e Shqipërisë janë subjekt i tatimeve dhe taksave si më poshtë:
- Tatimi mbi të ardhurat personale,
- Tatimi mbi fitimin,
- Tatimi mbi vlerën e shtuar,
- Tatimi në burim,
- Taksa e akcizës,
- Taksa vendore,
- Taksa kombëtare.
Në taksat vendore përfshihen:
- Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
- Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin.
- Taksa e fjetjes në hotel.
- Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.
- Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.
- Taksa e tabelës.
- Taksa të përkohshme.
Në taksat kombëtare përfshihen:
- Taksa portuale.
- Taksa e qarkullimit për benzinën.
- Taksa e mjeteve të përdorura të transportit.
- Taksa e rentës minerare.
- Taksa e akteve dhe e pullës.
- Taksa e karbonit për benzinën.
- Taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit, etj