Slider

Tërheqja dhe lehtësimi i investimeve

 

Tërheqja e investimeve

Në fushën e tërheqjes së investimeve Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA):

  • Vazhdimisht bën kërkime tregu, me qëllim identifikimin e karakteristikave aktuale dhe potencialeve të ardhshme të klimës së biznesit në vend, si dhe njohjen e trendeve mbizotëruese në lidhje me zhvillimin e disa sektorëve ekonomikë.
  • Identifikon kompanitë e mundshme për të investuar në Shqipëri, në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me organet diplomatike.
  • Gjeneron Leads dhe pasuron një bazë të dhënash të kompanive, organizon Outreach Campaigns për tërheqjen e investimeve në sektorë të veçantë.
 

Lehtësimi i Investimeve

Në fushën e lehtësimit të investimeve Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA):

  • Shërben si një urë ndërmjetësuese, që lidh investitorët me organet shtetërore qendrore dhe lokale.
  • U përgjigjet kërkesave dhe kërkimeve teknike të investitorëve me të dhëna zyrtare të përditësuara, në koordinim të plotë me të gjitha institucionet e përfshira.
  • Identifikon asete dhe prona të paluajtshme, të përshtatshme, shtetërore ose private në mbështetje të projekteve të mundshme të investimeve.
  • Ofron ndihmë gjatë secilës fazë të një projekti investimi, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
    • Shërbime analize dhe konsulence
    • Organizimi i vizitave në objekte të përshtatshme për investim
    • Ndihmë gjatë implementimit të projektit investues
    • Sigurimi i shërbimeve Aftercare pas zbatimit të projektit të investimit